Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, priti sot përfaqësuesit e klubeve që siguruan ngjitjen në ligat më të larta për edicionin 2024/25.
Me këtë rast kreu i FFK-së u ka uruar mirëseardhje në Superligën e Kosovës dy klubeve që siguruan inkuadrimin nga Liga e Parë: FC Prishtina e Re dhe FC Drenica, pastaj mirëseardhje në një rang më të lartë të garave u është bërë edhe klubeve KF Tefik Çanga dhe FC Prizreni, të cilat nga edicioni i ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së Parë, FC Top Football dhe KF Drini i Bardhë, të cilat janë promovuar në Ligën e Dytë, si dhe KFV Prishtina dhe KFF Feronikeli, të cilat do të jenë pjesë e Superligës së vajzave.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi të arriturat e deritanishme dhe planet për të ardhmen, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës, zhvillimin e futbollit të grupmoshave dhe rritjen e cilësisë së përgjithshme të garave.
Presidenti Ademi ritheksoi përkushtimin e FFK-së për të qenë gjithmonë pranë klubeve dhe për t’i mbështetur ato në rrugën drejt profesionalizmit dhe suksesit sportiv.