-3.3 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Presidenti Ademi pret në takim gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e Kupës së Botës në futsall

- Advertisement -

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim gjyqtaren Florentina Kallaba, e cila ishte pjesë e ekipit të gjyqtareve në finalen e parë historike të Kupës së Botës në futsall, të mbajtur në Filipine.

Sipas Ademit, ky ishte edicioni i parë i Kupës së Botës, duke shënuar një kapitull të ri për futsallin botëror.

“Finalja ndërmjet Brazilit dhe Portugalisë, e zhvilluar para mbi 5 mijë shikuesve në “PhilSports Arena” në Manila, u drejtua nga një ekip gjyqtarësh nga katër kontinente dhe në mesin e tyre, me shumë dinjitet, ishte edhe gjyqtarja jonë, Florentina Kallaba”.

“Pjesëmarrja e saj në një ngjarje të këtij niveli, përkrah emrave të spikatur ndërkombëtar, është dëshmi e qartë e profesionalizmit, punës dhe përkushtimit që gjyqtaret dhe gjyqtarët tanë po e tregojnë për vite me radhë. Është po ashtu një vlerësim domethënës që FIFA i bën FFK-së dhe sektorit të gjyqtarëve kosovar”.

“Florentinën e përgëzova për nderin që i ka bërë Kosovës dhe për kontributin e saj të vazhdueshëm në ngritjen e standardit të ndarjes së drejtësisë në futsall. Ajo është shembull frymëzues për të gjitha vajzat dhe djemtë që aspirojnë të zhvillohen në këtë profesion fisnik. Kosova po vazhdon të jetë e pranishme dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare dhe këtë po arrijmë së bashku falë njerëzve të përkushtuar si Florentina Kallaba”, ka shkruar Ademi.

Të ngjashme

Të fundit