3.6 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Presidenti Ademi pret në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur në një takim njohës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet dhe fushat me interes të përbashkët, duke riafirmuar gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të rregullt në të ardhmen. Ademi theksoi se partneriteti i deritanishëm me Ambasadën gjermane ka qenë i frytshëm, duke kujtuar edhe bashkëpunimin me ish-ambasadorin, mikun e futbollit të Kosovës, Jörn Rohde.

Presidenti i FFK-së e njoftoi ambasadorin Rudolph me projektet aktuale, objektivat strategjike dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit, me bindjen se partneriteti do të thellohet edhe më tej në shërbim të zhvillimit të futbollit dhe forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Në përmbyllje të takimit, Ademi i uroi ambasadorit Rudolph suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke riafirmuar përkushtimin për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe konstruktiv.

#MeFutbollinPërKosovën 🇽🇰🤝🇩🇪

Të ngjashme

Të fundit