Home Sport Presidenti Ademi: Po ndërtojmë të ardhme të ndritur për futbollin

Presidenti Ademi: Po ndërtojmë të ardhme të ndritur për futbollin

0
Presidenti Ademi: Po ndërtojmë të ardhme të ndritur për futbollin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar pas mbajtjes së Kuvendit të Punës së kësaj federate të mbajtur të mërkurën.

Ai ka thënë se në bashkëpunim me klubet dhe investitorët e shumë po ndërtohet një e ardhme e ndritur për futbollin e Kosovës.

Reagimi i plotë i Ademi në Facebook:

Sot mbajtëm me sukses Kuvendin e Rregullt të Punës së Federatës së Futbollit. Falënderoj nga zemra të gjithë kuvendarët për qytetarinë e treguar dhe vizionin e përbashkët drejt zhvillimit të futbollit tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për përfaqësuesin e FIFA-s, Marco Ferri, dhe atë të UEFA-s, Denis Bastari, të cilët, në cilësinë e monitoruesve, e vlerësuan lart Kuvendin tonë, duke e quajtur modern dhe duke lavdëruar unanimitetin e të gjithë anëtarëve.

Faleminderit edhe Musa Selimit nga KOK si dhe Ilir Shulkut e Lutfi Nuriut nga FSHF, të cilët ishin sot pjesë e Kuvendit tonë.

Gjithashtu, mirënjohje për klubet, investitorët dhe të gjithë ata që kontribuojnë në avancimin e futbollit në vendin tonë. Së bashku po ndërtojmë një të ardhme edhe më të ndritur për futbollin tonë!

Exit mobile version