3.2 C
New York
Thursday, January 15, 2026

Buy now

Presidenti Ademi pjesë e turneut tradicional “Ditët e Reçakut”

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ishte pjesë e turneut tradicional të futbollit “Ditët e Reçakut”, i cili organizohet për fëmijë dhe të rinj në kujtim dhe nderim të të rënëve të Masakrës së Reçakut.

Me këtë turne, përmes sportit dhe lojës, brezat e rinj kujtojnë sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Ademi theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe rolin që sporti ka në edukimin e të rinjve me vlera njerëzore, solidaritet dhe respekt.

Turneu “Ditët e Reçakut” tashmë është shndërruar në një aktivitet tradicional, duke bashkuar fëmijë e të rinj nga vende të ndryshme të Kosovës, në një frymë respekti, paqeje dhe përkushtimi ndaj historisë sonë.

Të ngjashme

Të fundit