Home Sport Presidenti Ademi pjesë e Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”

Presidenti Ademi pjesë e Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”

0
Presidenti Ademi pjesë e Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit”

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, me ftesë të presidentit Armand Duka ishte pjesë e eventit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave të futbollit në Shqipëri, duke u fokusuar në bashkëpunimin me të gjithë aktorët e fushës

 

Postimi i plotë:

✅️ Kisha nderin që me ftesë të presidentit Armand Duka të isha pjesë e eventit të Strategjisë së Qëndrueshmërisë “Ndërtimi i Urave Lidhëse përmes Futbollit” të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

🔝 Presidenti Duka dhe FSHF-ja po udhëheqin rrugën drejt zgjidhjes së sfidave të futbollit në Shqipëri, duke u fokusuar në bashkëpunimin me të gjithë aktorët e fushës.

🙌 Faleminderit presidentit Duka për ftesën dhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme.

🤝 Bashkë për Futbollin! ⚽️🇽🇰🇦🇱

#FFKKosova #FSHF

Exit mobile version