Presidenti i Federatës së Kosovës në Futboll (FFK), Agim Ademi, ka uruar djelmoshat e kombëtares për fitoren ndaj Islandës (2:1).
Po ashtu, ai ka uruar dhe falenderuar tifozët për fitoren dhe mbështetjen e Kombëtares së Kosovës.
“Tash vëmendja drejt ndeshjes së kthimit në Murcia, aty ku do t’i japim vulë suksesit tonë më të madh deri më tash – ngjitjes në Ligën B. Urime djemë dardanë! Ne besojmë te ju! 💙💛 Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen dhe motivimin e ekipit drejt kësaj fitoreje”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Urime fitorja Kosovë! 🇽🇰🔥
Kosova shkëlqeu në ndeshjen e parë të “Play-Off”-it të Ligës së Kombeve, duke triumfuar me shpirt luftarak kundër Islandës (2:1) në stadiumin e stërmbushur “Fadil Vokrri”!
Një paraqitje dinjitoze e djemve dardanë dhe një hap i madh drejt objektivit të madh – promovimit në Ligën B.
Tash vëmendja drejt ndeshjes së kthimit në Murcia, aty ku do t’i japim vulë suksesit tonë më të madh deri më tash – ngjitjes në Ligën B.
Urime djemë dardanë! Ne besojmë te ju! 💙💛
Falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen dhe motivimin e ekipit drejt kësaj fitoreje.
#ForcaDardanët #Kosova #LigaB