24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Presidenti Ademi paralajmëron nisjen e punimeve për ndërtimin e fushës për KF Studentin

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, së bashku me kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, zhvilluam një takim me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, raporton Scanner

Ademi ka shkruar ne Facebook se nga dita e mërkurë do të nisin punimet për ndërtimin e fushës për KF Studentin.

Postimi i plotë:

Së bashku me kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit, Armend Misini, zhvilluam një takim të frytshëm me kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Në qendër të diskutimeve ishte projekti për ndërtimin e fushave të reja të futbollit si pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Komunës së Gjilanit.

Lajm i shkëlqyer vjen për KF Studentin, pasi që nga dita e mërkurë do të nisin punimet për ndërtimin e fushës së tyre. Fshati Dobërçan do të pajiset me një fushë moderne, e cila do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e futbollit dhe përfshirjen aktive të komunitetit lokal.

Po ashtu, u diskutua edhe për projektin e radhës, ndërtimin e një fushe të re futbolli në fshatin Livoç, që pritet të fillojë së shpejti.

Në emër të FFK-së, e falënderova kryetarin Hyseni për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij në avancimin e infrastrukturës sportive në komunën e Gjilanit, si dhe për mbështetjen konkrete në zhvillimin e sportit dhe të rinjve në këtë rajon.

Të ngjashme

Të fundit