3.1 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Presidenti Ademi njofton edhe për një hap tjetër përpara në zhvillimin e sportit në Fushë – Kosovë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, sot së bashku me nënkryetarin e Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, drejtorin e Sportit, Ali Topalli, komandantin e KFOR-it slloven dhe futbollistët e KF Fushë Kosova, ka vendosur gurthemelin për tribunën e re dhe zhveshtoren e re për stadiumin ‘Ekrem Grajqevci’.

“Ky investim i rëndësishëm është mundësuar nga Komuna e Fushë Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës. Gjatë vitit 2024, FFK ka investuar edhe në tapetin e këtij stadiumi, duke e ndryshuar atë në tërësi, për të ofruar kushte më të mira për lojtarët, derisa tashmë po fillon faza e ofrimit të kushteve më të mira edhe për tifozët. Ky stadium do të jetë i kategorizuar dhe do të shërbejë edhe për ndeshjet ndërkombëtare të grupmoshave. Bashkë po e bëjmë futbollin më të fortë dhe më të bukur!”, ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

https://www.facebook.com/share/p/1KmgYaFYQb/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit