![Presidenti Ademi ngushëllon për ndarjen nga jeta të Haxhi Korenicës Presidenti Ademi ngushëllon për ndarjen nga jeta të Haxhi Korenicës](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2024/09/Screenshot_20240921_182545_Chrome.jpg)
E nderuara Familje Korenica!
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit të KF Rahoveci, Haxhi Korenica, ndaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.
Haxhi Korenica ishte një figurë e njohur në futbollin rahovecian, teksa kontributi i tij për skuadrën e këtij qyteti ishte i jashtëzakonshëm, sidomos në periudhën e rëndë të sakrificës e mbijetesës së futbollit kosovar.
Haxhiu nga familja, miqtë e komuniteti i futbollit do të kujtohet për vitytet e tij prej njeriu të urtë e human, por edhe për kontributin e tij në zhvillimin e talenteve të futbollit të kësaj treve.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Haxhiun!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së