0.5 C
New York
Wednesday, December 10, 2025

Buy now

Presidenti Ademi ngushëllon për humbjen e Gashit: Lamtumirë Legjendë e ringut!

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka reaguar me dhimbje pas ndarjes nga jeta të legjendës së boksit kosovar, Nazif Gashi, duke e quajtur atë “ikonë të sportit tonë” dhe një figurë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e ringut.

Ademi tha se Nazif Gashi nuk ishte vetëm sportist i jashtëzakonshëm, por një personalitet që mishëronte forcën, guximin dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit të Kosovës. Ai kujtoi me respekt gjeneratën e artë të boksierëve, të udhëhequr nga trajneri i madh Lah Nimani, të cilët me paraqitjet e tyre në kohët e vështira i jepnin krenari tërë kombit.

“In ring, ata dëshmonin se sa popull fisnik, i guximshëm dhe i vendosur jemi,” shkroi Ademi, duke e vlerësuar Gashin si simbol të karakterit të pastër dhe shpirtit luftarak.

Ademi shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv, duke theksuar se Kosova ka humbur një ikonë, por trashëgimia e tij do të jetojë përherë.

“Pusho në paqe, kampion,” përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Legjendë e ringut!

Me dhimbje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ikonës së sportit tonë, Nazif Gashi, një prej emrave që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e boksit kosovar.

Nazifi nuk ishte vetëm një sportist i jashtëzakonshëm, por një personalitet që përfaqësonte forcën, guximin dhe shpirtin e pathyeshëm të popullit tonë.

Së bashku me boksierët e tjerë të gjeneratës së artë, të udhëhequr nga trajneri legjendar Lah Nimani, me paraqitjet e tyre në ring në kohën e ish-federatës na bënin krenar një popull të tërë.

Në një kohë plot padrejtësi dhe sfida për popullin tonë, ata gjenin hapësirën për ta treguar veten pikërisht aty ku askush s’mund t’ua ndalte forcën e guximin: në ring. Aty dëshmonin se sa popull fisnik, i guximshëm dhe i vendosur jemi.

Nazif Gashi do të kujtohet për shpirtin luftarak, për karakterin e tij të pastër dhe krenarinë që u dha gjeneratave të tëra.

Trashëgimia e tij sportive dhe njerëzore do të jetojë gjatë, ndërsa emri i tij do të mbetet përherë në historikun e sportit kosovar.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Gashi, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin e boksit dhe të sportit në vend.

Kosova humbi një ikonë, por trashëgimia e tij nuk shuhet kurrë.

Pusho në paqe kampion! 🕊️

Të ngjashme

Të fundit