24.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Presidenti Ademi në Suharekë merr pjesë në takimin tradicional vjetor të veteranëve të futbollit

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka kaluar mbrëmjen në Suharekë tradicional vjetor të veteranëve të futbollit, raporton Scanner.

“Është gjithmonë ndjenjë e veçantë ritakimi me miqtë e vjetër, njerëz me të cilët kemi ndarë vite të tëra mundi, emocioni dhe lavdie”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mbrëmjen e kalova në Suharekë, në takimin tradicional vjetor të veteranëve të futbollit. Është gjithmonë ndjenjë e veçantë ritakimi me miqtë e vjetër, njerëz me të cilët kemi ndarë vite të tëra mundi, emocioni dhe lavdie.

Bashkë kujtuam kohët që i kemi lënë pas, momentet e paharruara që na kanë formuar jo vetëm si sportistë, por edhe si njerëz.
Dhe, si gjithmonë, përveç kujtimeve, folëm edhe për të ardhmen dhe për rolin tonë sot, për përkushtimin që secili nga ne vazhdon ta japë për zhvillimin e brezave të rinj në futboll.

Veteranët janë shtylla mbi të cilën është ndërtuar futbolli ynë, ndërsa respekti për këtë gjeneratë është respekt për vetë historinë e futbollit dhe të vendit tonë.

E kaluara është frymëzim, derisa e tashmja dhe e ardhmja është përplot angazhim, përkushtim dhe bashkëpunim.

#BashkëPërFutbollin

Të ngjashme

Të fundit