6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Presidenti Ademi në Japoni, bisedon me ambasadorin e Kosovës për bashkëpunimin në sport

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron për vizitë në Japoni.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka njoftuar se në Tokio po qëndron me ftesë të FIFA-s për një seminar me federatat anëtare.

“Gjatë vizitës në Tokio, ku po qëndroj me ftesë të FIFA-s, për një seminar me federatat anëtare, pata kënaqësinë ta vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prita ngrohtësisht nga ambasadori Sabri Kiçmari”.

“Me këtë rast diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë si dhe për futbollin nëpër breza, kur edhe vetë ambasadori ishte futbollist i Llapit”.

“Po ashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit  edhe përmes sportit me një shtet tejet të zhvilluar si Japonia. Gjatë këtij takimi ambasadorit Kiçmari ia dhurova një fanellë të Kombëtares së Kosovës si mbështetës dhe adhurues i futbollit”, shkruan Ademi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit