17.1 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Presidenti Ademi nderoi me mirënjohje ambasadorin Rohde

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka marrë pjesë në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku po mbahet një turne futbolli me moton “Futbolli na bashkon”, organizuar me iniciativën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, raporton Scanner.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e nderoi ambasadorin Rohde me një mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, në prag të përfundimit të mandatit të tij në muajin qershor.

Postimi i plotë:

Sot në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali po mbahet një turne futbolli me moton “Futbolli na bashkon”, organizuar me iniciativën e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde. Në këtë aktivitet sportiv po marrin pjesë tetë ekipe, përfshirë ekipet e ambasadave, të qeverisë, të partive politike, të KFOR-it gjerman, ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë dhe Tiranë si dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Me këtë rast, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e nderoi ambasadorin Rohde me një mirënjohje të veçantë për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme, në prag të përfundimit të mandatit të tij në muajin qershor.

Ambasadori Rohde ka qenë gjithmonë një mik i madh i Kosovës dhe veçanërisht i futbollit kosovar, duke mbështetur në vazhdimësi zhvillimin e FFK-së dhe aktiviteteve që forcojnë bashkëpunimin përmes sportit.

Në këtë ngjarje të pranishëm janë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë dhe Shqipërisë, duke i dhënë turneut një atmosferë të veçantë miqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Në fund të turneut, ambasadori Rohde do të shtrojë një drekë për të gjithë pjesëmarrësit, si një shenjë falënderimi dhe respekti për bashkëpunimin dhe frymën sportive.

FFK edhe në ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Gjermanisë dhe me ambasadorin e ri për të thelluar raportet me partnerët ndërkombëtarë që e mbështesin zhvillimin e futbollit në Kosovë.

#BashkëPërFutbollin

Të ngjashme

Të fundit