7.2 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

Presidenti Ademi nderohet me çmimin “Ambasador i Paqes” në Tiranë

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është nderuar me çmimin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale në Tiranë, një mirënjohje që ai e pranoi me përulësi dhe krenari.

Ky vlerësim erdhi në një ditë simbolike, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, datë që përkujton sakrificën, qëndresën dhe rrugën e gjatë drejt lirisë dhe shtetndërtimit.
Mbrëmja solemne u shoqërua nga prania e personaliteteve të shumta, ndër ta Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, legjenda e futbollit Perlat Musta, si dhe ikonat e muzikës shqiptare Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli dhe Gaqo Apostoli.
Sipas Ademit, çmimi është vlerësim për kontributin e tij në komunitet, drejtimin e futbollit kosovar dhe angazhimin humanitar ndër vite. Ai theksoi se ky nderim përbën një shtysë për të vazhduar me edhe më shumë përkushtim shërbimin ndaj vendit, rinisë dhe sportit.

“Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, besoj fuqishëm se sporti është një nga gjuhët më të fuqishme të paqes, unitetit dhe ndërtimit të urave mes njerëzve”, u shpreh ai.

Ademi theksoi se ky çmim nuk është vetëm personal, por u takon të gjithë atyre që besojnë në vlerat njerëzore, paqe, humanizëm dhe bashkëjetesë. Ai ia dedikoi këtë mirënjohje veprimtarëve të paqes, heronjve e dëshmorëve të lirisë, si dhe humanistëve me të cilët ka bashkëpunuar, në veçanti me shoqatën Jetimat e Ballkanit.

Postimi i plotë:

Sot pata nderin e veçantë të nderohem me çmimin “Ambasador i Paqes” nga Federata e Paqes Universale në Tiranë, një mirënjohje që e pranova me përulësi dhe krenari.

Ky vlerësim vjen në një ditë tejet simbolike, me rastin e 18-vjetorit të shënimit të Pavarësisë së Kosovës, një datë që na kujton sakrificën, qëndresën dhe rrugën e gjatë drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Emocionet e kësaj mbrëmjeje u shtuan edhe më shumë nga prania e personaliteteve të shquara, si Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, legjenda e futbollit Perlat Musta, si dhe ikonat e muzikës sonë Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli e Gaqo Apostoli dhe shumë personaliteteve tjera të shquara shqiptare.

Ky çmim i dedikohet kontributit tim në komunitet, drejtimit të futbollit kosovar dhe angazhimit humanitar si model në shoqëri përgjatë gjithë veprimtarisë sime. Ky nderim është një shtysë e fortë për të vazhduar me edhe më shumë përkushtim shërbimin ndaj vendit, rinisë dhe sportit.

Ky nderim është një shtysë e fortë për të vazhduar më me përkushtim rrugën e shërbimit ndaj vendit, rinisë dhe sportit.

Si president i Federatës së Futbollit të Kosovës, besoj fuqishëm se sporti është një nga gjuhët më të fuqishme të paqes, unitetit, mirëkuptimit dhe ndërtimit të urave mes njerëzve.

Ky çmim nuk është vetëm personal ai u takon të gjithë atyre që besojnë në vlerat njerëzore, në paqe, humanizëm dhe bashkëjetesë dhe për mua përfaqëson një obligim moral për të vazhduar të punoj me ndershmëri, vizion dhe përgjegjësi për një shoqëri më të drejtë, më paqësore dhe për një të ardhme më të mirë e më të ndritur, raporton Scanner.

Këtë çmim ua dedikoj të gjithë veprimtarëve të paqes me të cilët kam bashkëpunuar, heronjve e dëshmorëve që dhanë jetën për liri, si dhe humanistëve me të cilët, bashkërisht kemi bërë aq sa kemi mundur në të gjitha trojet shqiptare, në veçanti me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’.

Të ngjashme

Të fundit