3.8 C
New York
Monday, December 22, 2025

Buy now

Presidenti Ademi: Muzika dhe futbolli humbën një yll – lamtumirë Shemsi Krasniqi -Shemi

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të vokalistit legjendar të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi – Shemi.

Ademi theksoi se kënga ikonë “Xhamadani vija vija” nuk ishte thjesht një krijim muzikor, por u shndërrua në një himn frymëzues për futbollistët dhe tifozërinë e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Jehona e kësaj kënge ka mbushur stadiumet me emocion dhe krenari dhe do të vazhdojë të këndohet me të njëjtin pasion,” u shpreh Ademi.

Sipas tij, me ndarjen nga jeta të Shemit, muzika dhe futbolli humbën një yll të madh, por trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë përjetësisht.

Në fund, Ademi u shprehu ngushëllime familjes, komunitetit të artistëve, miqve dhe të gjithë fansave të tij, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët:“Pushofsh në paqe, mjeshtër i madh!”

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të vokalistit legjendar të grupit ‘Ilirët’, Shemsi Krasniqi – Shemi.

Kënga e tij ikonë “Xhamadani vija vija”, nuk është thjesht një këngë; ajo u shndërrua në një himn frymëzues për futbollistët dhe tifozërinë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Jehona e kësaj kënge ka mbushur stadiumet me emocion dhe krenari dhe do të vazhdojë të këndohet me të njëjtin pasion.

Sot, muzika dhe futbolli humbën një yll, por trashëgimia artistike e Shemit do të qëndrojë përjetësisht mes nesh.

Ngushëllime familjes, komunitetit të artistëve, miqve dhe të gjithë fansave të tij.

Pushofsh në paqe, mjeshtër i madh! 🕊️

Të ngjashme

Të fundit