1.5 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Presidenti Ademi mori pjesë në Kuvendin “Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës”

- Advertisement -

Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës ka mbajtur sot Kuvendin e saj zgjedhor, ku Ismajl Ajeti mori besimin unanim të 23 delegatëve të pranishëm në Kuvend nga 25 në total, për një mandat të ri në krye të kësaj LRF-je.

Bordi i ri i përzgjedhur në këtë Kuvend është në përbërje të: Fatmir Berisha, Dardan Abazi, Isak Smajli, Agim Hasani dhe Ergyn Janovali.

Ajeti, duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë për mandatin katërvjeçar, u zotua se do të vazhdojë të mbështesë dhe të jetë në shërbim të klubeve dhe shkollave të futbollit në kryeqytet.

Në këtë Kuvend ka marrë pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

“Gjatë adresimit tim theksova të arriturat e përbashkëta si dhe planet të cilat i ka FFK karshi Lidhjeve Rajonale të Futbollit, e në veçanti në këtë rast të LRFP-së, si lidhja rajonale më masovike”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të marr pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës.

Në këtë kuvend me vota unanime Ismajl Ajeti u rizgjedh për një mandat të ri katërvjeçar në krye të LRFP-së. Në punimet e këtij kuvendi morën pjesë 23 delegatë, derisa delegati i FC 2 Korriku dhe ai FC Ulpiana munguan me arsye.

Gjatë adresimit tim theksova të arriturat e përbashkëta si dhe planet të cilat i ka FFK karshi Lidhjeve Rajonale të Futbollit, e në veçanti në këtë rast të LRFP-së, si lidhja rajonale më masovike.

E urova kryetarin Ismajl Ajeti për rizgjedhjen në këtë pozitë me vota unanime, teksa i përgëzova delegatët e LRFP-së për kompaktësinë dhe unitetin e treguar për punën e përbashkët në zhvillimin e futbollit.

Përkushtimi ynë për reforma, përmirësim të kushteve të infrastrukturës si dhe për edukim të kuadrove të reja të futbollit në çdo cep të vendit do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

#BashkëpërFutbollin

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit