8.4 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Presidenti Ademi mirëpret Ligën e Veteranëve: Suksesi i sotëm ka rrënjë të thella

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në ambientet e FFK-së Ligën e Veteranëve të futbollit, duke e quajtur këtë takim një rikthim te rrënjët dhe te gjenerata që ka shkruar historinë e futbollit kosovar me mund, djersë e sakrificë.

Ademi tha se veteranët e mbajtën gjallë futbollin në kohë shumë më të vështira se sot, duke vendosur themelet mbi të cilat po ndërtohet futbolli modern i Kosovës. “Ata luftuan për fanellën dhe dhanë gjithçka pa kërkuar asgjë në këmbim, madje në kohë kur nuk ishim të pranuar ndërkombëtarisht”, u shpreh ai.

Veteranët erdhën për ta uruar FFK-në pas arritjes historike të Kombëtares, një sukses që sipas Ademit për ta ka peshë edhe më të veçantë, pasi përfaqëson frytin e sakrificës së brezave të mëparshëm.

Gjatë takimit, veteranët shprehën mirënjohje edhe për tifo-grupin “Dardanët”, të cilin e vlerësuan për sjelljen korrekte, motivimin e futbollistëve dhe qytetarinë që demonstrojnë në çdo ndeshje, duke e cilësuar “lojarin e 12-të”.

“Respekt i pafund për secilin prej tyre për trashëgiminë, kontributin dhe frymën që vazhdon të na inspirojë”, u shpreh Ademi, duke shtuar se gjenerata e sakrificës e hapi rrugën e zhvillimit, ndërsa futbolli i sotëm po ecën mbi gjurmët e tyre.

Ai përmbylli duke falënderuar veteranët për mbështetjen e vazhdueshme: “Së bashku rikujtuam se suksesi i sotëm ka rrënjë të thella.

Postimi i plotë:

Sot, në ambientet e FFK-së, patëm nderin të mirëpresim Ligën e Veteranëve, njerëzit që e kanë shkruar historinë e futbollit tonë me mund, djersë dhe sakrificë.

Ata, në kohë shumë më të vështira se sot, mbajtën gjallë pasionin për lojën dhe vendosën themelet mbi të cilat po ndërtohet futbolli ynë modern.

Takimi me ta ishte një rikthim te rrënjët, te vlerat e vjetra që nuk duhen harruar.

Ata erdhën për të na përgëzuar për arritjen historike të Kombëtares, e cila i gëzoi të gjithë, por për ta kjo arritje kishte një peshë edhe më të madhe. Sepse ata luftuan për fanellën dhe dhanë gjithçka pa kërkuar asgjë në këmbim, madje duke mos qenë të pranuar as ndërkombëtarisht.

Tek ta shohim krenari, mirënjohje dhe besim se futbolli ynë po ecën drejt një të ardhmeje edhe më të ndritur.

Veteranët shprehën mirënjohje edhe për tifo-grupin “Dardanët”, të cilët i përgëzuan për animin korrekt, motivimin e futbollistëve dhe shembullin e madh të qytetarisë që e tregojnë në të gjitha ndeshjet, duke ritheksuar se tifozët janë lojtari i 12-të.

Respekt i pafund për secilin prej tyre për trashëgiminë, kontributin dhe frymën që vazhdon të na inspirojë.

Gjenerata e sakrificës e hapi rrugën e zhvillimit, ndërsa ne sot po ecim mbi gjurmët e tyre.

Faleminderit që gjithmonë na qëndroni afër. Së bashku edhe njëherë rikujtuam se suksesi i sotëm ka rrënjë të thella. 🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit