Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka marrë pjesë në Prizreni, në shpalljen e laureatëve të vitit, raporton Scanner.
Ai shkruan se pati rastin të takojë njerëz të kategorive të ndryshme, duke nisur nga udhëheqës, donatorë, sportistë e ish-sportistë, të cilët i falënderova për përkrahjen dhe zhvillimin e futbollit në Prizren.
“U premtova se FFK do të vazhdojë të jetë e afërt dhe t’i qëndrojë pranë si çdoherë. Nga ana e komunitetit të futbollit të këtij regjioni mora shumë lëvdata për punët e bëra dhe përkrahje e besim të vazhdueshëm”, shkruan Ademi.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë dhe nderin të jem në regjionin e Prizrenit, në shpalljen e laureatëve të vitit, por edhe për t’u takuar dhe për të bashkëbiseduar me njerëzit që e kanë bartur barrën kryesore të zhvillimit të futbollit në këtë regjion.
Takova njerëz të kategorive të ndryshme, duke nisur nga udhëheqës, donatorë, sportistë e ish-sportistë, të cilët i falënderova për përkrahjen dhe zhvillimin e futbollit në Prizren.
Diskutuam për çështjen e së ardhmes së futbollit në nivel regjional por edhe në nivel të Kosovës. U dakorduam që në vitin në vijim të punojmë bashkërisht për t’i realizuar të gjitha projektet të cilat i duhen këtij regjioni, por edhe futbollit në përgjithësi.
U premtova se FFK do të vazhdojë të jetë e afërt dhe t’i qëndrojë pranë si çdoherë. Nga ana e komunitetit të futbollit të këtij regjioni mora shumë lëvdata për punët e bëra dhe përkrahje e besim të vazhdueshëm.
Ua shpreha mirënjohjen time për besimin dhe u dakorduam që të vazhdojmë me përgjegjësi dhe krenari të punojmë së bashku edhe në vitet e ardhshme.
Në fund i urova që viti që po hyjmë të jetë një vit edhe më i suksesshëm për të gjithë ne.
#BashkëpërFutbollin ⚽️🇽🇰