4.8 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Presidenti Ademi merr pjesë në Kuvendin e rregullt të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në Kuvendin e rregullt të punës të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, i cili u mbajt në ambientet e FFK-së.
Me këtë rast, Ademi përshëndeti delegatët e pranishëm dhe i falënderoi për angazhimin dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Ai u dëshiroi punë të mbarë dhe një kuvend të suksesshëm, me vendime të rëndësishme dhe produktive në funksion të avancimit të trajnerëve dhe rritjes së cilësisë së punës në futbollin kosovar.
“Trajnerët përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të futbollit dhe roli i tyre është vendimtar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja”, theksoi Ademi.
Ai shprehu bindjen se përmes bashkëpunimit, profesionalizmit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, futbolli i Kosovës do të vazhdojë të ecë drejt një niveli më cilësor dhe më të suksesshëm.

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të jem prezent në Kuvendin e rregullt të punës të Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës, i cili u mbajt në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

I përshëndeta të gjithë delegatët e pranishëm dhe i falënderova për angazhimin dhe përkushtimin e tyre në zhvillimin e futbollit në vendin tonë.

Me këtë rast, u dëshirova punë të mbarë dhe një kuvend të suksesshëm, me vendime të rëndësishme dhe produktive që janë në shërbim të avancimit të trajnerëve dhe përmirësimit të cilësisë së punës në futbollin e Kosovës.
Trajnerët përbëjnë një shtyllë të rëndësishme të zhvillimit të futbollit dhe roli i tyre është vendimtar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të reja.

Jam i bindur se përmes bashkëpunimit, profesionalizmit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, do të vazhdojmë të ndërtojmë një futboll më cilësor dhe më të suksesshëm për Kosovën.

#bashkëpërfutbollin

Të ngjashme

Të fundit