18 C
New York
Monday, September 22, 2025

Buy now

Presidenti Ademi merr pjesë në Javën e Grassroots

- Advertisement -

Në Mitrovicën e Veriut sot nisi Java e Grassroots si një fillim i mbarë i një shprese të re.

Të rinj e të reja u bashkuan në fushë për të ndërtuar ura që vetëm futbolli mund t’i krijojë.

Ky është qëllimi i vërtetë i Grassroots, futbolli që flet gjuhën e dashurisë, respektit dhe bashkëjetesës.

Çdo top i gjuajtur, çdo buzëqeshje e një fëmije, çdo duartrokitje është një motiv shtesë për zhvillimin e tyre të mëtejshëm si lojtarë, por mbi të gjitha si njerëz.

Java e Grassroots është një rikujtim i fuqisë së madhe që sjell magjia e futbollit, duke bashkuar të gjithë, pa dallim.

“Kënaqësi dhe nder i veçantë të jem pjesë e këtij aktiviteti, ku fëmijët u bashkuan në fushë për të përjetuar emocionin që vetëm futbolli mund ta sjellë”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

Me futbollin si gjuhë të përbashkët të respektit, e nisëm Javën e Grassroots sot në Mitrovicën e Veriut.

🤩Kënaqësi dhe nder i veçantë të jem pjesë e këtij aktiviteti, ku fëmijët u bashkuan në fushë për të përjetuar emocionin që vetëm futbolli mund ta sjellë.

🏃‍♂️🏃‍♀️Grassroots nuk është vetëm lojë futbolli, është edukim, zhvillim dhe bashkim. Është themeli mbi të cilin ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë – futbollistët e së ardhmes.

😀FFK do të vazhdojë me përkushtim të mbështesë projekte të tilla kudo në Kosovë, sepse besojmë se çdo fëmijë meriton të rritet me vlerat që i mëson futbolli: respektin, bashkëpunimin dhe punën e palodhur.

⏭️Sot ishte vetëm dita e parë. Java e Grassroots sapo ka nisur dhe FFK është përkujdesur që të ketë aktivitete gjithandej Kosovës!

#BashkëPërFutbollin #UEFAGrassrootsWeek

Të ngjashme

Të fundit