20.1 C
New York
Thursday, April 24, 2025

Buy now

Presidenti Ademi merr pjesë hapjen e zyrave të reja të UEFA në Stamboll

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka marrë pjesë në hapjen e zyrave të reja të UEFA Stamboll të Turqisë, raporton Scanner.

Në njē postim në Facebook, Ademi ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm i UEFA-s drejt afrimit me vendet e këtij rajoni.

“Është kënaqësi e veçantë të jem në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit, me të cilët ndajmë vizionin e përbashkët për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të futbollit”, ka shkruar Ademi.

Postimi i plotë:

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, nën udhëheqjen e shkëlqyer të presidentit Aleksander Čeferin, sot hapi zyrën e saj të re në Stamboll të Turqisë. 🇹🇷

Ky është një hap i rëndësishëm i UEFA-s drejt afrimit me vendet e këtij rajoni.

Është kënaqësi e veçantë të jem në mesin e liderëve të federatave evropiane të futbollit, me të cilët ndajmë vizionin e përbashkët për zhvillimin afatgjatë dhe të qëndrueshëm të futbollit.

UEFA edhe një herë dëshmoi se është e përkushtuar dhe e vendosur të mbështesë të gjitha federatat në rrugëtimin e tyre për zhvillim dhe përparim.

#BashkëPërFutbollin ⚽️🇽🇰

Të ngjashme

Të fundit