19.9 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Presidenti Ademi merr falënderime nga delegati i ndeshjes Kosovë – Suedi

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka falënderuar delegatin e ndeshjes Kosovë – Suedi, z. Pat Duffy, i cili pas fitores së madhe të Kosovës, raporton Scanner.

Sipas Ademit, Duffy, pas fitores së madhe të Kosovës e ka dërguar një email shumë emocionues e motivues në adresën time zyrtare.

Postimi i plotë:

Një falënderim i veçantë për delegatin e ndeshjes Kosovë – Suedi, z. Pat Duffy, i cili pas fitores së madhe të Kosovës e ka dërguar një email shumë emocionues e motivues në adresën time zyrtare.

Ai e ka vlerësuar stafin tonë për organizimin e shkëlqyer të ndeshjes, mikpritjen dhe përkushtimin e treguar para, gjatë dhe pas ndeshjes.

Delegati Duffy theksoi se kjo ishte vizita e tij e dytë në Kosovë dhe se ishte ndjerë shumë i mirëpritur, ndërsa fitoren e Kosovës e quajti një moment historik për të gjithë popullin tonë.

Letra të tilla padyshim janë motivuese dhe dëshmojnë dedikimin e ekipit të FFK-së për të sjellë një organizim të nivelit më të lartë të ndeshjeve.

Ky mesazh i sinqertë na bën krenarë dhe na motivon të vazhdojmë punën tonë për ta ngritur edhe më lart futbollin e Kosovës!

#BashkëPërFutbollin #BashkëPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit