Home Sport Presidenti Ademi: Me Konjufcën diskutuam për projektet e përbashkëta ndërmjet dy federatave tona

Presidenti Ademi: Me Konjufcën diskutuam për projektet e përbashkëta ndërmjet dy federatave tona

0
Presidenti Ademi: Me Konjufcën diskutuam për projektet e përbashkëta ndërmjet dy federatave tona

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), njëherësh zv/president i UEFA-s, Armand Duka, dhe kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ademi ka njoftuar se gjatë këtij takimi u disktua për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, duke u fokusuar në aspektin infrastrukturor dhe në mbështetjen e institucioneve të shtetit, por edhe në projektet e përbashkëta ndërmjet dy federatave tona, raporton Scanner.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me mikun tim, Armand Duka, zv/President i UEFA-s dhe njëherësh president i FSHF-së, në shoqëri edhe të ambasadorit Qemal Minxhozi u pritëm nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Gjatë këtij takimi të ngrohtë disktuam për zhvillimin e futbollit në vendin tonë, duke u fokusuar në aspektin infrastrukturor dhe në mbështetjen e institucioneve të shtetit, por edhe në projektet e përbashkëta ndërmjet dy federatave tona.

#BashkëPërFutbollin ⚽️🇽🇰🤝🇦🇱

Exit mobile version