‘Dardanët’ u nisën për në Bazel me motiv të lartë, ku të premten do të zhvillojnë ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës.
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se me këmbë të mbarë po nisin rrugëtimin drejt Zvicrës, për të hapur kampanjën kualifikuese të Botërorit.
“Me zemër plot besim te futbollistët tanë, te djersa dhe përkushtimi i tyre, si dhe te stafi që qëndron gjithmonë pas tyre. Shpresojmë në mikpritje të ngrohtë dhe në fitore të Kombëtares të Kosovës”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.