Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me dije se në ambientet e FFK-së është mbajtur trajnimi anti-doping për Kombëtaren e të verbërve.
“Me këtë rast i takova futbollistët e kësaj kombëtare dhe shpreha edhe një herë mirënjohjen për vullnetin e tyre që të përfaqësojnë Kosovën në të gjitha garat evropiane edhe këtë vit”.
Postimi i plotë:
Në ambientet e FFK-së është mbajtur trajnimi anti-doping për Kombëtaren e të verbërve.
Me këtë rast i takova futbollistët e kësaj kombëtare dhe shpreha edhe një herë mirënjohjen për vullnetin e tyre që të përfaqësojnë Kosovën në të gjitha garat evropiane edhe këtë vit.
Gjithpërfshirja është njëra nga qëllimet kryesore të FFK-së dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë gjithmonë afër të gjitha kategorive që t’ju mundësojmë te shijojnë magjinë e lojës së futbollit.
#bashkëpërfutbollin