Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka përkujtuar legjendën e futbollit Fadil Vokrri në ditëlindjen e tij tē 65, raporton Scanner.
“Në këtë 23 korrik, në ditëlindjen e 65-të, ne e kujtojmë me shumë nderim, mikun tonë të dashur, bashkëpunëtorin dhe legjendën e përjetshme të futbollit tonë, Fadil Vokrrin”, ka shkruar Ademi.
Ademi ka kujtuar se Fadili nuk ishte thjesht një emër i madh në sport. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me pasion të madh për futbollin dhe me dashuri të madhe për vendin.
Postimi i plotë:
Në kujtim të përjetshëm të njeriut që bëri histori për futbollin e Kosovës!
Sot është një ditë që ngjall mall, krenari dhe shumë emocione për të gjithë ne që jemi pjesë e komunitetit të futbollit dhe jo vetëm.
Në këtë 23 korrik, në ditëlindjen e 65-të, ne e kujtojmë me shumë nderim, mikun tonë të dashur, bashkëpunëtorin dhe legjendën e përjetshme të futbollit tonë, Fadil Vokrrin.
Fadili nuk ishte thjesht një emër i madh në sport. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me pasion të madh për futbollin dhe me dashuri të madhe për vendin.
Ai me karrierën e tij të bujshme dhe përkushtimin e tij në krye të FFK-së, e bëri Kosovën pjesë të hartës botërore të futbollit.
Kisha fatin të jem pranë tij për shumë vjet dhe të punojmë së bashku në ngritjen e futbollit dhe realizimin e misionit të anëtarësimit në UEFA e FIFA, andaj sot, si çdo 23 korrik, e ndjej mungesën e tij thellë në zemër.
Vokrri jetoi pak, por la trashëgimi të madhe. Vepra që flasin ende, çdo ditë, në çdo stadium dhe në çdo fanellë.
Fadili nuk është fizikisht me ne tash e 7 vjet, por ai mbetet i pranishëm në çdo hap që ne bëjmë përpara. Ai është në rrënjët e çdo suksesi, në kujtesën e çdo dashamiri të futbollit dhe përjetë në zemrat tona.
Lavdi e përjetshme, miku im i shtrenjtë!