22.3 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Presidenti Ademi: Koordinim dhe vizion i përbashkët për të ardhmen e futbollit kosovar

- Advertisement -

Në kuadër të strategjisë zhvillimore të Federatës së Futbollit të Kosovës, sot janë mbledhur sërish trajnerët e ekipeve kombëtare, në të dy konkurrencat, së bashku me Departamentin Teknik të FFK-së.

“Këto takime të rregullta dhe tejet të frytshme shërbejnë për shkëmbimin e informatave dhe përvojave mes trajnerëve, koordinimin më të mirë të planeve të punës, si dhe për diskutimin mbi strategjitë afatshkurta dhe afatgjata për zhvillimin e talenteve në të gjitha grupmoshat”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Sipas tij, përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, si dhe të gjithë përzgjedhësit e grupmoshave, do të kenë gjithmonë përkrahjen e FFK-së.

“Ne do të vazhdojmë t’iu mundësojmë të gjitha kushtet e nevojshme për zhvillimin e punës së tyre me standarde të larta profesionale”, thotë i pari i futbollit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit