Tri nga katër skuadrat tona që do të na përfaqësojnë në garat evropiane tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre, raporton Scanner.
Me këtë rast, presidenti Ademi ka kërkuae t’i mbështesim fuqishëm katër skuadrat tona, pasi çdo sukses i tyre është arritje e futbollit tonë dhe e Kosovës!
Postimi i plotë:
🎯 Shorti u tërhoq. Tri nga katër skuadrat tona që do të na përfaqësojnë në garat evropiane tashmë i kanë mësuar kundërshtarët e tyre.
Nuk janë sfida të lehta, por me përkushtim e shpirt luftarak besoj se FC Drita, FC Prishtina dhe FC Malisheva do të arrijnë të përfaqësojnë denjësisht veten dhe shtetin tonë në Evropë. 🇽🇰⚽️
Tani është koha që të përgatiten sa më mirë për këto përballje, në mënyrë që t’i tregojnë vlerat dhe potencialin e vërtetë të futbollit tonë.
Ndërkaq, FC Ballkanit i dëshiroj fat në shortin e raundit të dytë në Ligën e Konferencës!
💪 Le t’i mbështesim fuqishëm katër skuadrat tona, pasi çdo sukses i tyre është arritje e futbollit tonë dhe e Kosovës!
Ju priftë e mbara në këtë rrugëtim evropian!