27.5 C
New York
Saturday, July 26, 2025

Buy now

Presidenti Ademi ka pritur mikun e futbollit të Kosovës, Efraim Barak

- Advertisement -

Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka pritur sot mikun e futbollit të Kosovës, Efraim Barak, raporton Scanner.

Efraimi ka shërbyer për një kohë të gjatë si gjyqtar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë (CAS) dhe aktualisht është nënkryetar i panelit ligjor në UEFA

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pres në një takim mikun tim dhe mikun e futbollit të Kosovës, Efraim Barak.

Efraimi ka shërbyer për një kohë të gjatë si gjyqtar në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport në Lozanë (CAS) dhe aktualisht është nënkryetar i panelit ligjor në UEFA.

Si një personalitet me përvojë të jashtëzakonshme në fushën e drejtësisë sportive, ai i ka qëndruar pranë futbollit të Kosovës në shumë momente të rëndësishme.

Diskutuam rreth çështjeve me peshë për të ardhmen e futbollit dhe qasjes ligjore që e shoqëron atë.

Të ngjashme

Të fundit