Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka uruar Kosovën për fitoren e madhe ndaj Suedisë.
Ai ka thënë se kjo fitore “është dëshmia më e mirë se kjo Kombëtare ka forcë, karakter dhe zemër të madhe. Jam krenar për secilin prej futbollistëve, për punën e shtabit teknik dhe mbi të gjitha mirënjohës për përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve tanë, të cilët edhe sonte ishin lojtari ynë i 12-të”, shkruan Scanner.
“Kosova ka të ardhme të ndritur në futboll dhe së bashku do të vazhdojmë të besojmë, të punojmë dhe të ëndërrojmë! E për ata që kritikojnë e vjellin vrerë mbi këta djelmosha të artë, ju them të reflektojnë sepse edhe ashtu janë të paktë e të vegjël përballë këtyre luanëve”, ka shkruar Ademi në Facebook.
Postimi i plotë i Ademit:
Çfarë mbrëmje, çfarë emocioni. Kosova shkëlqen ndaj Suedisë, duke fituar 2:0. Vetëm tre ditë pas asaj nate të vështirë në Bazel, djemtë tanë treguan shpirtin e vërtetë dardan dhe i sollën Kosovës një fitore madhështore në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo është dëshmia më e mirë se kjo Kombëtare ka forcë, karakter dhe zemër të madhe. Jam krenar për secilin prej futbollistëve, për punën e shtabit teknik dhe mbi të gjitha mirënjohës për përkrahjen e jashtëzakonshme të tifozëve tanë, të cilët edhe sonte ishin lojtari ynë i 12-të. 🙌
Kosova ka të ardhme të ndritur në futboll dhe së bashku do të vazhdojmë të besojmë, të punojmë dhe të ëndërrojmë!
E për ata që kritikojnë e vjellin vrerë mbi këta djelmosha të artë, ju them të reflektojnë sepse edhe ashtu janë të paktë e të vegjël përballë këtyre luanëve.
Ju lumtë djema që arritët të ktheheni fuqishëm, ju jeni krenaria e popullit.
Vazhdojmë me besim e unitet drejt ëndrrës së madhe!
Forca Kosovë, forca Dardanë!