Presidenti i FFK, Agim Ademi, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e Tij z. Mahmoud Thabit Kombo, një mik i sportit dhe ish-zv/ministër i Sportit në vendin e tij gjatë viteve 2006–2010, raporton Scanner.
Ministri Kombo gjendet për vizitë zyrtare në Kosovë, derisa takimi ynë dëshmon për fuqinë që ka sporti për të ndërtuar ura miqësie ndërmjet vendeve dhe për rolin e rëndësishëm që luan diplomacia sportive në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimin e miqësive të përjetshme.
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të takoj ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Shkëlqesinë e Tij z. Mahmoud Thabit Kombo, një mik i sportit dhe ish-zv/ministër i Sportit në vendin e tij gjatë viteve 2006–2010.
Ministri Kombo gjendet për vizitë zyrtare në Kosovë, derisa takimi ynë dëshmon për fuqinë që ka sporti për të ndërtuar ura miqësie ndërmjet vendeve dhe për rolin e rëndësishëm që luan diplomacia sportive në forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe krijimin e miqësive të përjetshme.
Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, i dhurova fanellën e Kombëtares së Kosovës, e cila është simbol i krenarisë sonë kombëtare dhe përfaqësimit tonë në arenën ndërkombëtare.
🇽🇰🤝🇹🇿