0.4 C
New York
Tuesday, December 30, 2025

Buy now

Presidenti Ademi: Gëzuar Dita e Veteranëve të UÇK-së

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka uruar Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke nderuar me respekt të thellë të gjithë ata që u rreshtuan në shërbim të lirisë dhe sakrifikuan gjithçka për atdheun.

Ademi theksoi se veteranët e UÇK-së janë themeli mbi të cilin u ndërtua liria dhe shteti i Kosovës, duke vënë në pah se në mesin e tyre ka edhe shumë pjesëtarë të komunitetit të futbollit, të cilët në momentet më të vështira dhe më vendimtare të historisë i dolën krah popullit dhe atdheut me guxim dhe vendosmëri.

Në fund të mesazhit të tij, Ademi shprehu mirënjohje të përjetshme për kontributin, sakrificën dhe përkushtimin e veteranëve të UÇK-së.

Të ngjashme

Të fundit