Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, e ka përfunduar ditên e sotme me vizitën në rajonin e Pejës, dhe fushën ndihmëse që po përfundon në Istog, raporton Scanner.
Ai ka njofuar se së bashku me nënkryetarin e FFK-së, Bakir Burri, takuam anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë.
“Në këtë takim të përzemërt, ju ritheksova se edhe në vitin 2025, Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të jetë mbështetëse e klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë regjion”, shkruan Ademi.
Postimi i plotë:
🛑Ndalesa ime e fundit për sot ishte në Regjionin e Pejës, ku fillimisht pata kënaqësinë të vizitoj fushën ndihmëse që po përfundon në Istog.
🤝Së bashku me nënkryetarin e FFK-së, Bakir Burri, takuam anëtarët e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Pejë.
📊Në këtë takim të përzemërt, ju ritheksova se edhe në vitin 2025, Federata e Futbollit të Kosovës do të vazhdojë të jetë mbështetëse e klubeve dhe shkollave të futbollit në këtë regjion. Ndihma jonë do të jetë e vazhdueshme për t’i fuqizuar projektet dhe zhvillimin e futbollit në këtë zonë me traditë të pasur sportive.
🎉Në fund, në emër të familjes së madhe të futbollit në vend, ju urova të gjithëve Vitin e Ri dhe shpreha dëshirën për suksese të mëtejshme në të gjitha nivelet e futbollit. Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen e ndritur të futbollit kosovar.