5.9 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

Presidenti Ademi falënderon Qeverinë për ndarjen e 250 mijë eurove për FFK-në

- Advertisement -

Në emër të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe ekipit kombëtar, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës për vlerësimin e arritjeve të deritanishme të Kombëtares dhe për shpërblimin e ndarë prej 250 mijë euro për suksesin e arritur në “play-off” të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Ai ka thënë se Kko mbështetje institucionale është dëshmi e besimit të plotë në punën, përkushtimin dhe rrugëtimin që po e ndërtojmë së bashku.

“Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës. Falënderimi ynë shkon për të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kombëtares dhe futbollit kosovar. Kjo mbështetje është jetike në këtë fazë vendimtare, ku çdo detaj dhe çdo motivim ka rëndësi. Bashkë po e shkruajmë historinë! 🇽🇰⚽️”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit