-1.1 C
New York
Wednesday, December 17, 2025

Buy now

Presidenti Ademi emërohet anëtar i Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s

- Advertisement -

 

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë sot në Doha të Katarit në mbledhjen e parë inauguruese të Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s, organ ky me rëndësi të veçantë në strukturat vendimmarrëse të futbollit botëror.

Ademi e ka cilësuar këtë emërim si krenari dhe privilegj, por edhe si përgjegjësi të madhe, duke theksuar se mandati i tij në këtë komitet do të zgjasë katër vjet. Ai ka bërë të ditur se, ashtu si në Komitetin HatTrick të UEFA-s, do të angazhohet maksimalisht për të mirën e përgjithshme të futbollit.

“Gjithmonë do të jem pranë futbollit tonë në çdo mekanizëm vendimmarrës dhe do të bëj çmos që të rinjtë tanë, që ëndërrojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, të kenë kushte dhe mundësi sa më të mira për zhvillimin e talentit të tyre”, ka deklaruar Ademi.

Ky angazhim i ri përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm për praninë dhe ndikimin e futbollit të Kosovës në institucionet më të larta ndërkombëtare

Postimi i plotë:

Sot në Doha të Katarit, u mbajt mbledhja e parë inauguruese e Komitetit për Marrëdhënie Institucionale të FIFA-s.

Është krenari dhe privilegj, por njëherësh edhe përgjegjësi të jem anëtar i këtij organi të rëndësishëm me mandat katërvjeçar.

Ashtu sikurse në Komitetin HatTrick të UEFA-s, edhe këtu do të jap kontributin tim maksimal për të mirën e përgjithshme të futbollit.

Gjithmonë do të jem pranë futbollit tonë në çdo mekanizëm vendimmarrës dhe do të bëj çmos që të rinjtë tanë, që ëndërrojnë të shkëlqejnë në skenën ndërkombëtare, të kenë kushte dhe mundësi sa më të mira për zhvillimin e talentit të tyre.

#BashkëPërFutbollin

https://www.facebook.com/share/p/1AmKRGEaMc/

Të ngjashme

Të fundit