Presidenti Ademi: E ardhmja e futbollit është e sigurt, fëmijët vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri”

- Advertisement -

Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka pritur sot në stadiumin Stadiumi Fadil Vokrri fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina.
Përmes një postimi, Ademi ka bërë të ditur se vizita e më të vegjëlve ishte e mbushur me energji pozitive dhe emocione të veçanta, teksa ata patën mundësinë të përjetojnë nga afër ambientin e stadiumit.

“Ata sollën me vete energji të jashtëzakonshme dhe buzëqeshje të sinqerta, duke e shijuar çdo moment në këtë ambient që frymëzon dashurinë për futbollin”, ka thënë ai.
Sipas tij, entuziazmi i treguar nga fëmijët është tregues se e ardhmja e futbollit kosovar është në duar të sigurta.
Ademi gjithashtu ka falënderuar fëmijët për një dhuratë simbolike – një pikturë punim dore – të cilën e cilësoi si kujtim të veçantë nga kjo vizitë.

Postimi i plotë:

E ardhmja e futbollit është e sigurt!⚽️🇽🇰

Sot pata kënaqësinë të takoj fëmijët e çerdhes “Buzëqeshja” nga Prishtina, të cilët ishin për vizitë në në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ata sollën me vete energji të jashtëzakonshme dhe buzëqeshje të sinqerta, duke e shijuar çdo moment në këtë ambient që frymëzon dashurinë për futbollin.

Jam i bindur se shumë prej këtyre djemve e vajzave, do të jenë pjesë e së ardhmes së futbollit tonë.

Ishte kënaqësi e veçantë të qëndroja me ta dhe ta shoh nga afër entuziazmin që ata kishin për futbollin.

Një falënderim i përzemërt për dhuratën e bukur, një pikturë e mrekullueshme punim dore, të cilën do ta ruaj me shumë kujdes si kujtim të veçantë nga kjo vizitë kaq e ngrohtë e këtyre njomakëve. 💛💙

Të ngjashme

Të fundit