7 C
New York
Friday, November 28, 2025

Buy now

Presidenti Ademi: Drita FC vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane

- Advertisement -

 

Drita FC ka arritur fitoren e dytë radhazi në fazën e grupeve të UEFA Conference League, duke vazhduar formën e jashtëzakonshme që e mban në garë për kualifikim historik në fazën tjetër.

Në ndeshjen e xhiros së katërt, të zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampioni kosovar triumfoi ndaj Shkëndijës së Tetovës me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të takimit e realizoi Arb Manaj, i cili me këtë finalizim e çon Dritën në kuotën e 8 pikëve.

Atmosfera në kryeqytet ishte madhështore, pak ditë para festës së 28 Nëntorit. “Intelektualët” dhe “Ballistët” krijuan një ambient të jashtëzakonshëm, duke kënduar shpesh me një zë dhe duke dhuruar koreografi mbresëlënëse, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, vlerësoi fitoren e Dritës dhe profesionalizmin e të dy skuadrave:

“Urime futbollistëve, stafit dhe gjithë tifozëve të FC Drita për këtë fitore të madhe! Mirënjohje edhe për futbollistët dhe tifozët e Shkëndijës për paraqitjen dinjitoze dhe korrektësinë maksimale.”

Me këtë triumf, Drita afrohet edhe më shumë drejt objektivit historik – kalimit në fazën eliminatore të UEFA Conference League.

Skuadra gjilanase tashmë shikon me optimizëm drejt ndeshjeve të mbetura. 💙⚽️

Postimi i plotë:

Vjen fitorja e dytë për Drita FC në UEFA Conference League! 🎉👏

Skuadra jonë kampione vazhdon të shkruajë histori në arenën evropiane. Pas triumfit të parë ndaj Shelbourne, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, Drita siguroi edhe një fitore të madhe, duke e mundur Shkëndijën e Tetovës, me rezultat 1:0, në kuadër të xhiros së katërt.

Goli i Arb Manajt e afron edhe më shumë kampionin tonë drejt objektivit historik, kalimit në fazën tjetër në UEFA Conference League, me 8 pikë në konto.

Atmosfera në “Fadil Vokrri” ishte madhështore dhe vëllazërore, pikërisht ashtu siç e meriton pragfesta e shqiptarëve, 28 Nëntori.

Përkundër të ftohtit, “Intelektualët” dhe “Ballistët” dhuruan spektakël me koreografitë dhe këngët e tyre, shpesh edhe me një zë, shembull i paparë në ndeshje të tilla evropiane. 🇦🇱 🇽🇰

Urime futbollistëve, stafit dhe gjithë tifozëve të FC Drita për këtë fitore të madhe!

Mirënjohje edhe për futbollistët dhe tifozët e Shkëndijës për paraqitjen dinjitoze dhe korrektësinë maksimale.

Urime FC Drita, ju priftë e mbara edhe në ndeshjet e radhës!
💙⚽️

Të ngjashme

Të fundit