Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në vendin tonë, Jonas Westerlund.
Ademi ka bërë me dije se me ambasadorin suedez ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Suedisë në sferën e futbollit.
“Sot në selinë e FFK-së prita me kënaqësi ambasadorin e Suedisë në Kosovë, mikun e futbollit kosovar, z. Jonas Westerlund. Gjatë takimit diskutuam për projektet e përbashkëta dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Suedisë në sferën e futbollit. Theks i veçantë iu kushtua projektit të Kampit në Leposaviq, i cili tashmë është shndërruar në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në vendin tonë”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.






