Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde dhe ekipin e tij.
Ademi ka shkruar në “Facebook” se ky takim shërbeu për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet e FFK-së dhe për të diskutuar rreth projektit të përbashkët në muajin maj.
“Ambasadori është një fans i madh i futbollit dhe veçanërisht i Kombëtares së Kosovës, një fakt që na ka motivuar edhe më shumë për të avancuar në këtë drejtim. FFK dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë do të realizojnë në muajin maj një turne futbolli”.
“Në këtë takim, e falënderova Ambasadorin dhe ekipin e tij për mbështetjen e vazhdueshme që na kanë ofruar. Po ashtu, ai na përgëzoi për arritjet tona të fundit, veçanërisht për suksesin e madh të Kombëtares së Kosovës në arritjen e ‘play-off’ të Ligës së Kombeve. Ky është një hap i jashtëzakonshëm për futbollin tonë dhe na motivon të synojmë edhe më shumë në të ardhmen. Jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë që na mbështesin në çdo hap dhe mezi presim të shohim rezultatet e këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Ademi.