Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar lart paraqitjet e futbollistëve kosovarë, duke theksuar se ata janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit në ëndërr.
Sipas tij, nga fushat e Superligës së Kosovës e deri në arenën ndërkombëtare, lojtarët kanë treguar rritje të vazhdueshme dhe karakter të fortë.
Ademi theksoi se sot, në Bratisllavë, “Dardanët” ndodhen vetëm dy hapa larg realizimit të një historie të madhe për futbollin e Kosovës.
Ai nënvizoi se rruga deri në këtë pikë nuk ka qenë e lehtë, por përkushtimi dhe uniteti i ekipit kanë bërë diferencën.
“Këta janë Dardanët tanë, të rritur me sakrificë dhe të bashkuar për Kosovën. Vazhdojmë bashkë, drejt ëndrrës”, ka deklaruar Ademi.
Postimi i plotë:
🇽🇰 Nga fushat e Superligës së Kosovës, te majat e futbollit ndërkombëtar, djemtë tanë janë dëshmi e punës, përkushtimit dhe besimit në ëndërr.
Sot, në Bratisllavë, ata janë vetëm dy hapa larg historisë së madhe.
Rruga nuk ka qenë e lehtë, por zemra dhe karakteri i tyre nuk janë lëkundur kurrë.
Këta janë Dardanët tanë të Superligës të rritur me sakrificë, por të bashkuar për Kosovën.
Vazhdojmë bashkë, drejt ëndrrës! 🔥⚽🇽🇰






