Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar urime për 18-vjetorin e pavarësisë nga lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, si edhe nga lartmadhëria e tij, zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani.
Sipas njoftimit, në mesazhet e tyre, udhëheqësit e Katarit kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i ujruar presidentes Osmani shëndet dhe mirëqenie, si edhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejmë.
Po ashtu, në urime është theksuar përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit.
Në njoftim e presidencës thuhet se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve pritet të vazhdojë të zgjerohet në fusha të interesit të përbashkët.






