Home Lajme Botë “President i të pasurve”, Macron kapet duke heq nga dora orën “luksoze” gjatë intervistës televizive

“President i të pasurve”, Macron kapet duke heq nga dora orën “luksoze” gjatë intervistës televizive

0
“President i të pasurve”, Macron kapet duke heq nga dora orën “luksoze” gjatë intervistës televizive

Emmanuel Macron ka shkaktuar zemërim të madh në mediat sociale pasi shikuesit e televizionit e kanë vënë re duke hequr orën e tij të shtrenjtë nga dora, në mes të një interviste për reformat shumë të kontestuara të pensioneve.

Dalja e tij televizive të mërkurën ishte një ditë para se më shumë se 1 milion protestues – 3 milionë sipas sindikatave dolën në rrugët e Francës për kundërshtim të rritjes së moshës nga 62 në 64 vjeç për pensionet.

Intervista e presidentit, është pritue me akuza se ishte “arrogant dhe përçmues” ndaj shqetësimeve të publikut, ndezi edhe më shumë kritika pas pretendimeve se ai është kapur duke heq nga dora një orë të përshkruar si “luksozë” që kapte vlerën e 80 mijë eurove.

Sipas The Guardian, ky veprimi i tij për të hequr në mënyrë diskrete orën, ndërsa duart e tij ishin nën tavolinë gjatë intervistës, është parë si një provë se ai ishte larg publikut të zakonshëm francez dhe është cilësuar si “president i të pasurve”.

Megjithatë, përfaqësuesit e Pallatit Élysée më pas kanë thënë se Macron e ka hequr orën pasi përpoqën të thërrisnin kohën në sherr duke thënë se Macron e kishte hequr orën sepse po “kërciste mbi tavolinë”.

Ky veprim është kapur shpejt nga njerëzit në vend ku tashmë ka një zemërim të madh mbi ligjin për pensionet, dhe që atëherë pamje të Macron me dhe pa orë janë bërë virale.

Exit mobile version