7.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Presidencialet në ShBA, fushata e Bidenit mbledh mbi 187 milionë dollarë në tremujorin e parë të vitit

- Advertisement -

Fushata e rizgjedhjes së presidentit amerikan Joe Biden njoftoi se grumbulloi mbi 187 milionë dollarë në tremujorin e parë 2024, pothuajse dyfishi i asaj që mori gjatë tremujorit të mëparshëm.

Vetëm në mars, kur Biden fitoi nominimin e Partisë Demokratike , fushata mblodhi më shumë se 90 milionë dollarë, nga mbi 53 milionë dollarë muajin e kaluar. Ekipi raportoi gjithashtu 192 milionë dollarë para në dorë, që sipas tij ishte shuma më e lartë e grumbulluar nga çdo kandidat demokrat në histori në këtë pikë të ciklit.

Fushata e Biden-it ka tërhequr më shumë para përpara zgjedhjeve të nëntorit sesa ajo e rivalit të tij republikan Donald Trump. Analistët ia atribuojnë këtë statusit aktual të Biden dhe mbështetjes nga paraardhësit demokratë.

Në mars, ish-presidentët demokratë Barack Obama dhe Bill Clinton iu bashkuan Bidenit në një mbledhje fondesh të Nju Jorkut të mbushur me yje, që organizatorët thanë se mblodhi më shumë se 25 milionë dollarë.

Fushata tha se fondet e shpallura të shtunën erdhën përmes të gjitha rrjedhave të mbledhjes së fondeve , të cilat në të kaluarën kanë përfshirë fushatën e Biden, Komitetin Kombëtar Demokratik dhe komitetet e përbashkëta për mbledhjen e fondeve.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit