8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Presidenca: Vuçiqi detyron serbët e Kosovës që t’i shkojnë në tubim

- Advertisement -

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se grupet kriminale po përpiqen që t’i detyrojnë serbët e Kosovës që të marrin pjesë në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vela tha se lidhur me këtë tubim që pritet të mbahet më 26 maj po hartohen edhe lista dhe po merren me qera edhe autobusë.

“Po përgatiten listat e të gjitha personave që do të udhëtojnë, po merren me qira gjithë autobusët në dispozicion në veri të Kosovës, pushime vjetore të anuluara të punëtorëve. Kanë urdhëruar institucionet që të rishikojnë të gjitha lejet që u janë dhënë punëtorëve në terren dhe po ashtu të gjitha objektet shëndetësore janë paralajmëruar të mos miratojnë pushime mjekësore. Detyruan të gjitha furrat e bukës të përgatisin pako ushqimore për njerëzit që udhëtojnë në Beograd, ndërsa detyruan të gjitha shtypshkronjat të përgatisin materiale për tubime”, shkroi Vela në Twitter.

Ai theksoi se derisa Vuçiqi dhe tjerët vazhdimisht trumbetojnë se serbët në Kosovë janë të rrezikuar nga shqiptarët, ata nuk e kanë problem t’u drejtohen kompanive të autobusëve në pronësi të shqiptarëve për t’i transportuar njerëzit në Beograd.

Serbia është një vend farsë dhe një fasadë e një demokracie që glorifikon intimidimin”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit