29.1 C
New York
Friday, June 6, 2025

Buy now

Presidenca thotë se i ka dërguar ftesë Atifete Jahjagës (FOTO)

- Advertisement -

Presidenca e Kosovës sërish mohoi të mos e ketë ftuar Presidenten e parë grua të Kosovës, Atifete Jahjaga, në Forumin e organizuar nga Vjosa Osmani.

Bekim Kupina, këshilltar i Presidencës, ka thënë se i kanë dërguar ftesë Jahjagës. Sipas tij, ftesa i është dërgu ekipit të saj. Por, kanë kërku ftesë të personalizuar

Ai te Scanner ka dërguar edhe kopjen e modelit të ftesës që i është dërguar presidentes Jahjaga.

 

 

Ndryshe, gjatë ditës u raportua se ish presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, nuk është ftuar në Forumin Ndërkombëtar, që flet për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Se nuk kanë marrë ftesë për një ngjarje të tillë, për Radio Dukagjinin e konfirmuan nga zyra e Jahjagës.

“Këtë vit Presidentja Jahjaga nuk ka marr ftesë për të qenë pjesë e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, shkruan në përgjigjen e kësaj zyreje.

 

Vjosa Osmani nuk e fton Atifete Jahjagën në Forum

 

Të ngjashme

Të fundit