Home Ballina Presidenca: Tani për tani, asnjë vendim i nënshkruar nga Trumpi nuk ndikon negativisht për Kosovën

Presidenca: Tani për tani, asnjë vendim i nënshkruar nga Trumpi nuk ndikon negativisht për Kosovën

0
Presidenca: Tani për tani, asnjë vendim i nënshkruar nga Trumpi nuk ndikon negativisht për Kosovën

Donald Trump, ditën kur e mori mandatin si presidenti i 47-të i ShBA-së, e nënshkroi një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht të gjitha programet e ndihmës ndërkombëtare të vendit të tij për 90 ditë, derisa të shqyrtohen nëse ato janë në përputhje me objektivat e tij politike.

Megjithatë, ky vendim, por edhe vendimet e tjera të presidentit Trump, s’e afektojnë Kosovën.

Kështu të paktën deklaroi për Klankosova.tv Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Shefja e stafit të Presidentes Osmani, Learta Hollaj është takuar dje në Washington D.C. me Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmëssekretar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor nga i cili ka marrë konfirmimin se asnjë nga vendimet e deritashme të Presidentit Trump, tani për tani, nuk e afektojnë negativisht Kosovën”, tha Kupina për Klankosova.tv.

Sot shefja e stafit të presidentes Learta Hollaj, njoftoi për një takim me Zëvendës Ndihmëssekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof.

Në njoftimin e Presidencës, thuhet se në takim, Kasanof ka konfirmuar përkushtimin e plotë për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dhe zgjerimin e bashkëpunimit, duke potencuar rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të sigurisë si dhe fuqizimit dhe afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version