Home Lajme Presidenca reagon pas deklaratave të Gjergj Dedajt në Hagë: Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra

Presidenca reagon pas deklaratave të Gjergj Dedajt në Hagë: Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra

0
Presidenca reagon pas deklaratave të Gjergj Dedajt në Hagë: Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra

Këshilltari për medie i presidentes, Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka reaguar pas deklaratave të ish-ambasadorit Gjergj Dedaj të bëra gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Kupina ka thënë se Dedaj ka gënjyer dhe e ka quajtur presidenteë njëjtë siç e quan Serbia.

Së pari, Presidentja Osmani nuk të ka hequr ty për ta emëruar bashkëshortin e saj. Të hoqën shkeljet e tua. Së dyti, bashkëshorti i saj as nuk ka qenë e as nuk është ambasador, ndaj ti jo që s’e di, por ama të pëlqen gënjeshtra si mjet viktimizimi. Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Gjergj Dedaj paska zgjedhur Gjykatën Speciale për të përhapur gënjeshtra lidhur me Presidenten Osmani, duke e quajtur me të njëjtat fjalë sikurse Serbia. Presidentja Osmani nuk është “e ashtuquajtur”, siç e cilëson Serbia dhe ti Gjergj, por ka më së shumti legjitimitet në historinë e Kosovës.

Ti e di këtë, por s’të pëlqen ky fakt. Prandaj sot e bëre atë që di më së miri: gënjeve.

Së pari, Presidentja Osmani nuk të ka hequr ty për ta emëruar bashkëshortin e saj. Të hoqën shkeljet e tua. Së dyti, bashkëshorti i saj as nuk ka qenë e as nuk është ambasador, ndaj ti jo që s’e di, por ama të pëlqen gënjeshtra si mjet viktimizimi. Ti je veç një përfitues nga gënjeshtra!

Ne ende jemi në pritje të drejtësisë për kërcënimet me jetë që i ke bërë publikisht ndaj Presidentes dhe familjes së saj.

Exit mobile version