Përmes kësaj derë hynë deputetë e Kuvendit të Kosovës.
E të njëjtën hyrje e përdor edhe shefja e shtetit.
Kjo pasi në të njëjtin objekt por në kate të ndryshme ndodhën Kuvendi dhe Presidenca.
Por kjo e fundit ka nisur hapat për shkëputjen nga Kuvendi sa i përket infrastrukturës.
Presidenca e Kosovës pritet të zhvendoset në lagjen ‘Prishtina e Re’. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për kontratë të publikuar më 11 korrik, i cili ka të bëjë me ‘Hartimin e planit të fizibilitetit për ndërtimin e objektit të ri të Presidencës.
E për hartimin e planit të fizibilitetit janë paraparë të shpenzohen 25 mijë euro.
Ndërtimin e një objekti të ri për presidencën, njohësi i protokollit, Tomor Avdija e sheh me së të nevojshëm.
“Është shumë e rëndësishme që presidenca të ketë selinë e saj, rezidencën e saj dhe funksionalitetin e saj pas që nga presidenti i parë, pra presidenti Rugova hapësirat e saj kanë funksionuar në hapësirat e Kuvendit kjo në kundërshtim jo vetëm me rregullat e Kuvendit pasi ka thyerje ne mes tyre pasi këto janë objekte janë të organizuar për Kuvend jo për presidencë”, ka vlerësuar ai.
E zhvendosjen e Presidencës në periferi të kryeqytetit, Avdija e sheh si një vendim të duhur.
“Në hapësirat ku është tani, gjatë ceremonive, pritje te delgecaioneve, Prishtina, bllokohet, pasi bllokohet trafiku, rrugët. Në këtë rast zhvendosja tek Prishtina e re është një projekt i cili i përmbush këto kritere”, ka thënë ai.