Home Ballina Presidenca: Osmani do të jetë në kontakt me institucionet deri në sigurimin e plotë të procesit

Presidenca: Osmani do të jetë në kontakt me institucionet deri në sigurimin e plotë të procesit

0
Presidenca: Osmani do të jetë në kontakt me institucionet deri në sigurimin e plotë të procesit

Presidenca ka lëshuar komunikatë duke përgëzuar qytetarët për pjesëmarrjen në votime. Ndërkohë aty thuhet se Presidentja do të jetë në kontakt me të gjitha institucionet, deri në sigurimin e procesit.

Deklaratë e Presidentes:

Presidentja e Republikës së Kosovës përgëzon qytetarët që, edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike.

Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme. Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë.

Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar.

Exit mobile version